Google ADS

Ndalon motoçiklistin, policia i gjen pistoletë dhe fishekë

16:24 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës sot rreth orës 13:30 në fshatin Zllopek ka ndaluar një person që ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Pas kontrollit na njësiti policor është vërtetuar se motoçikleta nuk ishte e regjistruar dhe të njëjtit i kanë shqiptuar gjobën dhe konfiskuar motoçikletën, raporton arbresh.info.

Policia gjatë kontrollit tek i dyshuari në çantë krahu kanë gjetur një pistoletë e tipit ‘Voltran Mini’, një karikator, dy fishek të kalibrit 9 mm dhe një brisk ‘Browing’, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

I dyshuari: L.U.  i lindur   2000 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet ne procedurë te rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme