Google ADS

Vjosa Osmani: Fatmir Sejdiu do ta ketë gjithnjë vendin e merituar në LDK

15:15 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët gjatë një konferencë për medie se a do të jetë Fatmir Sejdiu në listën e deputetëve, tha se shpreson që Sjediun ta kenë në ekipin më të afërt për të kontribuar për shtetin e Kosovës.

“Presidenti Sejdiu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij shteti secili aktivist që është rrit në LDK, e kemi ndërtuar karrierën tonë politike me përkrahjen e tij dhe kontributi I tij na duhet jashtëzakonisht shumë. Shpresoj shumë që ta kemi në ekipin më të afërt për të kontribuar që qytetarët e Kosovës të ndihen krenarë me shtetin e tyre” tha Osmani

Por Osmani tha se çështjen e listës së deputetëve nuk e kanë hapur ende, por pavarësisht gjithçka je ajo tha se Sejdiu gjithnjë do ta ketë vendin e merituar në LDK

“Çështjet e listët së deputetëve ne ende nuk i kemi hapur sepse do të vijnë propozimet nga degët, por presidenti Sejdiu gjithnjë do ta ketë vendin e merituar në LDK dhe asnjëherë askush nuk mund ta mohoj kontributin e tij për LDK-në dhe Kosovën” tha ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme