Djali i Adem Demaçit i bashkohet PDK-së

14:45 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

PDK-së i është bashkuar djali i Adem Demaçit, Shqiptari.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postim në facebook, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se Shqiptari është një nga kirurgëve më të shquar.

E sipas tij PDK është krenare që i është bashkuar një personalitet dhe profesionist ai djali i Demaçit.

“Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, një prej kirurgëve më të shquar, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shqiptari është i përkushtuar që energjinë e tij ta drejtojë në shëndetësi dhe ambient.

Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”, ka shkruar Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme