Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kthyer në Uashingon pas qëndrimit treditor në Francë, ku mori pjesë në punimet e samitit të G7-ës.
Ai i ka kritikuar raportimet e medieve se kishte sugjeruar të bombardohen uraganet në oqean për t’ua humbur fuqinë.
“Kjo është qesharake, kurrë nuk ka ndodhur”, tha presidenti amerikan.
Ndryshe, Shtëpia e Bardhë i ka demantuar deklaratat e tij se bashkëshortja, Melania Trump, është takuar në mënyrë të fshehtë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.
Sekretarja për shtyp, Stephanie Grisham, tha se ndonëse zonja Trump nuk është takuar asnjëherë me Kim Jong-unin personalisht, presidenti ka menduar se ajo është njoftuar me liderin korean.
Performanca e presidentit Trump në takimin me liderët botëror u vlerësua si paraqitje me porosi të përziera.
Ai e zbuti qëndrimin për taksat ndaj Kinës, refuzoi të takohet me ministrin e jashtëm iranian dhe nuk mori pjesë në takimin ku u diskutua për ngrohjen globale, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...