Fushata zgjedhore e partive politike fillon më 25 shtator

14:04 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për zgjedhje të jashtëzakonshme të filloj më 25 shtator.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se data e përfundimit të fushatës është 4 tetori, shkruan arbresh.info.

“Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor”, ka thënë Daka.

Ajo ka cekur gjithashtu afatet për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

“Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 shtator dhe përfundon me 10 shtator”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme