Kombëtarja e Kosovës në futboll po i pret me shumë telashe dy ndeshjet e shtatorit, të cilat do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Më 7 shtator “Dardanët” do ta presin në stadiumin “Fadil Vokrri” rivalen për vendin e dytë në grup, Çekinë. Kurse, më 10 shtator tanët do të luajnë si mysafirë të fuqisë angleze, e cila është favorite e madhe e grupit, raporton Gazeta Express.
Mirëpo, këto dy përballje shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane Kosova po i pret me disa mungesa. Përpos Hekuran Kryeziut, Arbër Zenelit, Herolind Shalës dhe Milot Rashicës, futbollistë këta kyç të skuadrës, verdhekaltërve ka shumë mundësi t’u mungojë edhe ylli tjetër, Benjamin Kololli, për të cilin thuhet se ende nuk është i gatshëm për këto dy super-sfida.
Kjo situatë do ta detyrojë përzgjedhësin Bernard Challandes të bëjë shumë ndryshime në formacion. Mesfushori i Hannoverit, Florent Muslija, pritet t’i bashkohet për herë të parë ekipit verdh e kaltër dhe me shumë gjasë do të ndodh edhe debutimi i tij përballë çekëve.
Debutimi pritet edhe nga ana e Ibrahim Dresheviq, ndërsa me shumë gjasë sërish do të ftohet edhe Anel Rashkaj. Challandes pritet ta kthejë në ekip edhe Bernard Berishën, ndërsa do të llogarisë edhe në shërbimet e Valon Berishës, i cili është rikuperuar thuajse plotësisht nga lëndimi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...