Google ADS

Veseli: Me luftën kundër korrupsionit, në Ministrinë e Financave, sot kemi një ekonomi më të drejtë e mundësi të barabarta

12:55 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku theksoi se nëpërmjet luftës kundër korrupsionit, në Ministrinë e Financave, sot kemi një ekonomi më të drejtë e me mundësi të barabarta.

“Kemi arritur që nëpërmjet luftës kundër korrupsionit me ministrin Bedri Hamza, të shpëtohen miliona euro, të cilat do të investojnë për mbështetjen e ndërmarrësve, të rinjve inovatorë dhe projekteve kapitale”, tha Veseli. Ai theksoi se ATK-ja duhet të vazhdojë reformat e nisura dhe punën e jashtëzakonshme që po bën, ndërsa theksoi se do të rriten kapacitetet që do të mundësojnë lehtësi sa më të mëdha për të gjithë tatipaguesit.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, po ashtu tha se do të jetë mbështetësi më i madh për bizneset të cilat siç tha ai janë aset kombëtar i zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“Askush nuk guxon t’i cenojë bizneset e Kosovës. Askush nuk guxon t’i shantazhojë. Ata janë aset kombëtar i zhvillimit ekonomik dhe unë do t’i përkrah vazhdimisht edhe më fuqishëm, sepse ata e zhvillojnë Kosovën”, tha Veseli. Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në shtatëmujorin e parë të këtij viti ATK-ja ka arritur të arkëtonte 11 për qind më shumë buxhet sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Kjo rritje e të hyrave nuk ka ndodhur si rezultat i rritjes së ndonjë takse për bizneset por thjesht si rezultat i efikasitetit dhe kuftës së pakompromis kundër dukurive negative. Këta zyrtarë të ATK-së janë shtylla e shtetit. Tashmë falë mbështetjes së kryetarit Veseli me ndryshimet ligjore, kanë fillluar edhërkonfiskimet e pasurisë së paligjshme dhe janë ulur stoqet e borxheve”, tha ministri Hamza.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se falë mbështetjes dhe punës së ministrit Bedri Hamza, ATK-ja ka arritur shumë suksese në reforma e digjitalizim që ka mundësuar efikasitet më të madh të punës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme