Në kohën kur po flitet për koalicione parazgjedhore të partive serbe, Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (DPS), Nenad Rashiq në një intervistë për portalin Arbresh.info tregon se si qytetarët serbë po përballen me shantazhe që qojnë deri te kërcënimi me jetë nga anëtarët e Listës Serbe dhe zyrtarëve nga Beogradi.
Ai thotë se serbët në veri janë të vetëdijshëm se politikat e zyrtarëve serb janë shkatërruese për serbët e Kosovës por pavarësisht kësaj ata janë kaq shumë nën presion të votojnë Listën Serbe në mënyrë që të shpëtojnë jetën e tyre.
“Strukturat agresive i kanë marrë të gjitha mekanizmat që janë në dispozicion. Mekanizmat që janë ata të gatshëm t’i keqpërdorin për interesa partiake ku shumë shpesh ndodhin shantazhe direkte nga institucionet”.
“90 për qind e serbe mendojnë se kjo politikë e zyrtarëve serb është shkatërruese për Kosovën por pavarësisht kësaj ata janë kaq shumë nën presione të votojnë Listën Serbë ne mënyrë që ta shpëtojnë vetveten”.
Në intervistë Rashiq rrëfen se janë duke biseduar për formimin e një koalicioni mes disa partive tjera serbe që operojnë në Kosovë dhe të hyjnë të bashkuara në zgjedhjet e 6 tetorit.
I pyetur se a presin që të kenë mbështetjen edhe votën e serbëve të Kosovës ai tha se në kushte normale do të kishin dalë fitues por përsëritë se propaganda dhe presioni nga Beogradi është i madh dhe serbët nuk do te jenë të lirë për votën e tyre.
“60 për qind e votuesve do të kishin votu për ne si përfaqësues autentik. Kjo fatkeqësisht nuk ka ndodh dhe s’jam optimist që do të ndryshoj. Serbët janë përdor si një mekanizëm. Serbët kanë mbetur qytetarë të askujt as të Prishtinës e as të Beogradit. Me një qëndrim pa kuptim i Brukselit”.
Rashiti me tej tregon se gjendja e serbeve në vëri është e rëndë për shkak të Listës Serbe. Sipas tij zgjedhjet janë jetike për serbët e veriut./Arbresh.info/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës