Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (DPS), Nenad Rashiq në një intervistë për portalin Arbresh.info ka thënë se gjatë kësaj jave pritët që të zyrtarizohet një koalicion parazgjedhorë mes disa partive serbe që kanë qëndrime të përbashkëta.
Rashiq ka thënë se do të ketë një organizim institucional që ka për qëllim së pari organizimin e kushteve normale për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat serbe.
“Është një grupacion i figurave politike që po veprojnë në Kosovë. Ne kemi pas disa takime kohëve të fundit. Dhe në atë grupacion kemi biseduar për një organizim institucional në formë që mund të bëjmë një koalicion të përbashkët që mund të ofroj përshtypjen e një alternative të re”
I pari i DPS-së thotë se kjo “Aleancë për Kosovën” do të jetë kundërta e sistemit që ka sjellë Lista Serbe tek serbet e Kosovës.
“Aktualisht Serbët në Kosovë jetojnë me kushte më të këqija se në vitet e 90 ta”./Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...