Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zgjedhja e Vjosa Osmanit si mandatare të LDK-së për kryeministre ka fituar betejën për barazi.
Kusari përmes një postim në Facebook ka thënë se lufta për barazi gjithmonë është lufta për mundësi të barabartë, duke shtuar se ajo është luftë dhe përpjekje për t’u mos mohuar e drejta gruas dhe vajzës për shkak të gjinisë së saj.
Sipas saj kjo betejë për barazi dhe mundësi të barabartë u fitua dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.
Postimi i plotë:
Lufta për barazi gjithmonë është lufta për mundësi të barabartë. Është luftë dhe përpjekje për t’u mos mohuar e drejta gruas dhe vajzës për shkak të gjinisë së saj.
Kjo betejë për barazi dhe mundësi të barabartë u fitua dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës me kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga kjo parti.
Dhe ashtu siç e kërkuam gjithmonë, fitorja ishte e përbashkët, e burrave dhe grave. E Vjosës në emër të gjysmës së popullatës që përfaqëson, por edhe e Kryetarit Mustafa dhe Lutfi Hazirit që dolën krah saj. LDK e bëri ashtu si duhet të bëhët, bashkë dhe me një zë.
Kandidimi i Vjosës ka shumë simbolika, por më e rëndësishmja është ajo e paralajmërimit të një etape të re të Kosovës, asaj të vlerave, barazisë dhe drejtësisë; etapës së shumë pritur nga shumica e qytetarëve të Kosovës.
Dje dhe mbrëmë u dhanë shumë komente: a bëri Vjosa koncenzus në parti? A do të mund të jetë Kryeministre e fortë dhe e pavarur në vendimarrje?
Vjosës iu cituan edhe fjalët e thëna për Kryetarin e partisë dhe zënkat brenda LDK-së. Krejt këto valide, por jo të domosdoshme për momentin.
Momenti është i Vjosës dhe i vajzave që do të inkurajohen të shpresojnë dhe guxojnë të veprojnë, pasi do ta dijnë se një prej tyre ia doli me betejë.
Shumë kompromise bënë burrat me muskuj në politikën tonë. Beteja dhe konflikte shumë më të ashpëra patën mes vete, për t’i harruar pastaj të gjithat vetëm për të ardhë te pushteti.
Jam e bindur se as për së afërmi as nuk i bëri dhe kurrë nuk do t’i bëjë Vjosa këto kompromise në karrierë.
Andaj, relaksohuni dhe besoni se me të vërtetë një grua ia doli të marrë besimin e burrave dhe grave në partinë e saj për mundësinë e barabartë të garoj për Kryeministre në bazë të meritave të saj.
Gara do të jetë shumë më me vlerë dhe interesante me Vjosën pjesë e saj.
Ditë e bukur dhe e mbarë ishte dje për Kosovën dhe barazinë në Kosovë.
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...