Përditësimi i parë i madh, nga dy sa janë planifikuar për sistemin operativ Windows 10, të cilat do të arrijnë vitin e ardhshëm, për ata që dëshirojnë më shumë kontroll mbi lëvizjen e kompjuterëve do të ofrojë një vegël interesante.
Microsoft në Windows 10 Insider Preview Build 18965 po teston një vegël, e cila pronarëve të Windows do t’iu mundësojë të përcaktojnë më me saktësi nëse dëshirojnë aplikacionet të lansohet automatikisht pas ristartimit të pajisjes.
Nëse dëshironi ta aktivizoni, mund të hapni menynë Account settings dhe të kërkoni tek opsionet Sign-in. Së bashku me këtë përditësim, pritet të vijë edhe Linux kernel.
Versioni Build 18965 ofron zgjidhje për dobësi dhe më tepër stabilitet për kompjuterë, ndër tjera, largimi i problemeve pasi disa aplikacione nuk mund të punojnë në sfond.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...