Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë vërshuar nga uji dhe breshëri pas një stuhie të madhe dhe të papritur që e goditi qytetin të hënën pasdite.
Në pamjet e publikuara në internet shihet se si uji i merr me vete veturat e parkuara në rrugë në pjesën jugore të Madridit.
“Një stuhi e fuqishme e ka goditur pjesën juglindore të Madridit. Këto janë pamjet e para të rrugëve në Arganda, ku qielli është tërbuar brenda pak minutash”, shkroi eksperti i klimës, Mario Picazo.
Disa pjesë të autostradave M40 dhe M30 janë bllokuar nga uji, ndërsa nga vërshimet janë prekur edhe linjat e metros.
Në Arganda kanë rënë 40 litra breshër për metër katror nga ora 5 e 30 minuta deri në orën gjashtë.
Së paku 50 vetura janë dëmtuar vetëm në këtë pjesë, ndërsa dëmtime ka pasur edhe në vreshta, shkruan “OlivePress”, transmeton Gazeta Express.
https://twitter.com/Meteovilles/status/1166056001184948224?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1166056001184948224&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmadridi-goditet-nga-stuhia-dhe-bresheri%2F
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së