Barcelona është duke e bërë tentimin e fundit për ta transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain.
Skuadra katalonase qysh nga fillimi i kësaj vere është duke tentuar ta rikthejë në skuadër sulmuesin brazilian, mirëpo parisienët kërkojnë një ofertë të majme.
Sipas asaj që raporton Esports RAC1, kampioni i La Liga-së do të mbajë një takim me atë të Ligue 1 për ta mbyllur transferimin e 27-vjeçarit.
Sulmuesi problematik tashmë e dëshiron largimin nga Parku i Princave dhe rikthimin në Spanjë, pasi nuk është i lumtur në ligën franceze.
PSG thuhet se po e kërkon në ofertë Ousmane Dembelen dhe Ivan Rakiticin plu para, në mënyrë që ta lejojë largimin e Neymarit.
Në garë për transferimin e brazilianit është edhe Real Madridi, gjersa PSG i ka kërkuar në ofertë Vinicius Juniorin. /telegrafi
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...