Fushata për zgjedhjet e parakohshme do të nisë më 25 shtator, kanë thënë të hënën burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Data është mësuar, pasi presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar 6 tetorin si datë kur kosovarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, pas së cilës koalicioni qeverisës refuzoi të propozojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë. Kjo edhe për faktin se prej më shumë se një viti koalicioni e ka humbur shumicën në Kuvend. Kësisoj, më 22 gusht deputetët votuan pro shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë, së cilës i takonin.
E tek të hënën kreu i shtetit e ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Vetëm disa orë më vonë Presidenca ka konfirmuar datën e zgjedhjeve. Ajo është 6 tetori.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё vendimin, tё cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi./Koha.net/
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...