Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që 6 tetori i këtij viti do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit. Këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë kuletës shtetërore rreth 6 milionë euro, 2 milionë më shumë sesa zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, shkruan gazeta “Zëri”.
6 tetori do të jetë data kur gjithë qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit për t’ia dhënë legjitimitetin një qeverie të re në vend. Kështu ka vendosur presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili të hënën menjëherë pasi dekretoi shpërndarjen e legjislaturës së VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e caktoi edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në vendimin e nënshkruar nga Thaçi thuhet se: “Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 6 tetor 2019”.
Po ashtu përmes këtij vendimi i është kërkuar KQZ-së të fillojë organizimin e zgjedhjeve. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në më tej në këtë vendim.
Në anën tjetër sipas parashikimeve të para, 6 milionë euro pritet të jetë kostoja për buxhetin e Kosovës e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në pritje të një opinioni këshillues nga Gjykata Kushtetuese, Ministria e Financave ende nuk ka bërë ndarjen e mjeteve buxhetore për KQZ-në.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë