Google ADS

Ambasadori Greiçevci mburret me studentët kosovarë që diplomuan në Holandë

23:41 | 26 Gusht 2019
Arbresh Info

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit të tre studentëve nga Kosova, të cilët përfunduan studimet e nivelit Master në Universitetin e Leidenit.

Greiçevci ka bërë të ditur se të tre studentët dhe dhjetëra të rinj dhe të reja nga Kosova janë përfitues të bursës së shkëlqyeshme, Young Cell Scheme, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

”Nder dhe krenari të marr pjesë, së bashku me kolegen Yllka V Geci, në ceremoninë e diplomimit të tre studentëve nga Kosova, Gentrita Bajrami, Eris Hana dhe Lyra Çela, të cilët diplomuan sot në nivelin master, në fushën e së drejtës ndërkombëtare civile dhe komerciale, në Universitetin e Leidenit, me sukses të shkëlqyeshëm.

Një ndjenjë të veçantë krenarie na dhuroi Gentrita, e cila u shpall studentja më e mirë, me ç’rast mbajti një fjalim shumë frymëzues para të pranishmëve.

Përgëzime për studentët tanë, familjet e tyre dhe Kosovën, për këto rezultate të shkëlqyeshme sot.

Këta të tre dhe dhjetëra të rinj dhe të reja nga Kosova janë përfitues të bursës së shkëlqyeshme, Young Cell Scheme, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Studentët tanë gjithandej universiteteve holandeze po shënojnë suksese kulmore akademike. Mburremi me ta!”, ka përfunduar ai

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme