Deputetja në legjislaturën e fundit të vendit nga radhët e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se shumë persona nga mërgata po fillojnë të blejnë biletat e fluturimit për të udhëtuar në Kosovë me datën e zgjedhjeve me 6 gusht.
“Sa shumë mesazhe me fotografi të biletave që kanë rezervuar po më vijnë nga mërgata…asnjëherë nuk qenë kështu…Tani po dihet rezultati. Falemnderit mërgatë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj në Facebook.
Dega e Lëvizjes në Britani të Madhe ka bërë të ditur se do të udhëtojnë të organizuar për të votuar Lëvizjen me datën 6 tetor.
Me moton “Mërgata me Lëvizjen”, ata kanë qëllim të votojnë subjektin e tyre të preferuar duke e cilësuar si të vetmin që mund të bëjë ndryshime në vend.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...