Presidenti francez, Emmanuel Macron i është kthyer atij Brazilian, Jair Bolsonaro, pasi një përkhrahës i tij ofendoi gruan e tij.
Një përkrahës i presidentit brazilian u tall me gruan e Macron, Brigitte, 66 vjeç, në një postim në Facebook.
Postimi përmbante një foto me paraqitjen e zonjës së parë franceze me atë të gruas së Bolsonaro, Michelle Bolsonaro, 37 vjeç.
Në koment shkruhej:
“Tani e kuptoj pse Macron po persekuton Bolsonaron”
Në përgjigjje, Bolsonaro i kthehet: “Mos e poshtëro (atë)..ha ha”.
I pyetur mbi komentet e Bolsonaros, Macron tha është “jashtëzakonisht i pasjellshëm” dhe “i trishtuar”.
“Ai tha gjëra shumë mosrespektuese për gruan time. Unë kam shumë respekt për popullin brazilian dhe mund të shpresoj se ata së shpejti do të kenë një president që di të bëjë punën e tij”, tha Macron.
Macron dhe Bolsonaro kanë shkëmbyer luftë fjalësh gjatë ditëve të fundit, pasi Presidenti francez ka akuzuar atë Brazilian se nuk po bën asgjë në lidhje me zjarrin në Amazonë/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...