Irani ka dërguar një destrojer dhe një anije mbështetëse me helikopterë në Gjirin e Adenit, mes Gadishullit Arabik dhe Somalisë, për t’u kujdesur për sigurinë e anijeve të Republikës Islamike në ujërat ndërkombëtare, deklaroi sot shefi i ushtrisë iraniane, admirali Habibollah Sayyari.
“Sayyari tha se destrojeri Sahand, i cili u përfshi në forcat detare vitin e kaluar, është dërguar në misionin e tij të parë jashtë vendit në Gjirin e Adenit”, sipas citimeve të agjencisë iraniane zyrtare të lajmeve IRNA.
Ai tha se “luftanijet do të ruajnë anijet transportuese iraniane në Detin e Omanit dhe Gjirin e Adenit”.
Njoftimi vjen në mesin e tensioneve ndërmjet Iranit dhe SHBA-së pasi dy naftëmbajtëse u sulmuan në Ngushticën e Hormuzit në qershor.
Uashingtoni akuzon Teheranin si përgjegjës për sulmet, gjë të cilën Teherani e mohon.
Muajin e kaluar, SHBA njoftoi planet për krijimin e një koalicioni ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat nga Irani dhe Jemeni, pas sulmeve të anijeve me naftë.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...