Aksident i rëndë në Pejë, vdes një vajzë e mitur

22:12 | 26 Gusht 2019
Arbresh.info

Një vajzë e moshës së mitur ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Kryshec të Pejës.

Policia njofton se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët, mirëpo nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se sot me datën 26.08.2019, rreth orës 18:53, policia është informuar se ne fshatin Kryshec-Pejë, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë.

Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura në spital ka arritur pa shenja jete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër te prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme