Omega- 3 nuk ndikon te personat me diabet të tipit 2

22:04 | 26 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Njerëzit me diabet tip 2 “nuk duhet të inkurajohen” të marrin suplemente të vajit të peshkut omega-3, thonë studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore.

Janë ngritur disa shqetësime që omega-3 mund të jetë e dëmshme për njerëzit me këtë sëmundje, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit kanë vëzhguar rreth 80 studime dhe nuk kanë gjetur asnjë provë që omega-3 mund të sjellë ndonjë përfitim shëndetësor te përsonat e prekur me diabet të tipit 2.

Në Angli, personave të prekur nga kjo sëmundje u thuhet që të marrin omega-3, si pjesë e një diete të shëndoshë.

Shumica e njerëzve me diabet , 90% kanë tip 2, ku pankreasi ose nuk arrin të prodhojë insulinë të mjaftueshme ose qelizat e trupit nuk arrijnë të reagojnë ndaj insulinës.

Të qenit mbipeshë ose i trashë, ose të kesh një të afërm të ngushtë me gjendjen rrit rrezikun.

Studiuesit gjetën se omega-3 nuk kishte aspak ndikim në në gjasat e diagnostikimit të diabetit ose në metabolizmin e glukozës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme