Lëvizja 5 Yjet dhe Partia Demokratike në Itali duket se kanë përafruar qëndrimet me qëllim formimin e një koalicioni të ri qeverisës. Një marrëveshje mes tyre do të shmangte shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, një opsion ky i kërkuar nga ekstremistët e Ligës së Veriut.
Një marrëveshje për formimin e qeverisë mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike në Itali u duk më e mundur të hënën, pasi PD njoftoi se kishte hequr dorë nga vetoja ndaj kthimit të Xhuzepe Kontes në postin e kryeministrit. Konte, i cili nuk i përket asnjë partie, dha dorëheqjen javën e kaluar. Riaktivizimi i tij, me insistim të partisë anti-sistem 5 Yjet por me refuzim të partisë së qendrës së majtë, ishte kthyer në pengesën kryesore për një marrëveshje mes dy palëve, tradicionalisht armiqësore me njëra-tjetrën.
“Nuk ka veto, ajo që ne duam është të bisedojmë”, deklaroi kryetari i PD-së në Senat, Andrea Markuçi kur u pyet nga gazetarët në lidhje me bllokimin e figurës së Kontes. Ndërkohë, krerët e Lëvizjes 5 Yjet u takuan në një apartament në qendër të Romës për të vendosur mbi përgjigjen e tyre. Lëvizja është e ndarë në disa fraksione, disa prej të cilave janë në favor të një marrëveshjeje me demokratët dhe disa të tjera që vlerësojnë se një bashkëpunim i tillë do të copëtonte imazhin anti-sistem të partisë dhe do të çonte në rënien e mbështetjes në radhët e elektoratit. Dorëheqja e kryeministrit Konte javën e kaluar erdhi pasi partia e ekstremit të djathtë, Liga e Veriut, që synon të kapitalizojë mbështetjen në rritje të shprehur për të në sondazhe, e deklaroi koalicionin qeverisës me 5 Yjet “të vdekur” dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...