Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot, të rinjtë që kanë aderuar në degën e PDK-së në Mitrovicë.
Veseli në një postim në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se energjia pozitive dhe entuziazmi i të rinjve të Mitrovicës që i janë bashkuar misionit të tij për ta luftuar korrupsionin.
Ky është postimi i tij i plotë:
Rinia është pasuria më e madhe e vendit tonë, prandaj unë alarmohem kur shoh që shumë të rinj po largohen, sepse këtu nuk gjejnë mundësi e hapësirë.
Unë jam i bindur që transformimet e mëdha shoqërore mund të bëhen vetëm duke i angazhuar të rinjtë, prandaj ndryshe nga liderët e tjerë, unë u kam dhënë atyre rolin që meritojnë brenda partisë dhe në qeverisje.
Energjia pozitive dhe entuziazmi i të rinjve të Mitrovicës që i janë bashkuar misionit tim për ta luftuar korrupsionin, më japin besim se këtë luftë do ta fitojmë me sukses. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin do të mund t’i çliriojmë potencialet e mëdha zhvillimore dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...