Nismës Socialdemokrate sot ju bashkuan edhe dy personalitete të rëndësishme nga fusha e mjekësisë, Dr. sc. Shefki Ajdini nga Prishtina dhe doktori i mjekësisë veterinare, Besfort Haxhishabani nga Gjakova.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen e Nismës Socialdemokrate.
Aty thuhet se anëtarët më të rinj të Nismës i kanë pritur krerët e partisë, Fatmir Limaj, e Jakup Krasniqi të cilët i kanë falënderuar dhe i kanë shprehur mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të rrugëtuar së bashku në Nismë.
“Nisma është shtëpia e juaj. Nisma është një organizatë politike që angazhohet për drejtësi dhe solidaritet. Ne duam dhe angazhohemi që të jemi zëri i punëtorit, i të riut dhe gruas, pensionistit dhe të gjithë njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, ka thënë me këtë rast Limaj.
“NISMA është kthyer në adresën më të besuar politike, të cilës çdo ditë po i bashkohen qytetarë të shumtë anembanë vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...