Përfundon takimi, Mustafa e Kurti nuk flasin për media

20:02 | 26 Gusht 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi i më shumë se një orësh, mes Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje.

Me të përfunduar ky takim mes këtyre dy subjekteve, pjesëmarrësit e tyre, asnjë nuk kanë dhënë prononcim për media.

Takimi mes Vetëvendosjes e LDK-së, është zhvilluar nga Albin Kurti e Isa Mustafa, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të këtyre dy subjekteve, njofton Klan Kosova.

E gjitha kjo ndodhi menjëherë pas nominimit të Vjosa Osmanit, kandidate për Kryeministre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme