Menjëherë pas shpalljes nga presidenti Hashim Thaçi të datës 6 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është aktivizuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky institucion pritet të mblidhet gjatë ditës së martë për të marrë vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se i mbetet anëtarëve të këtij institucioni për të marrë këto vendime.
“Natyrisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme do të mbajë mbledhje. Në rend të ditës pritet të jenë disa vendime: shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi i buxhetit të planifikuar për këto zgjedhje”, ka thënë Elezi për KSP.
Ai ka shtuar se në këtë mbledhje, në mënyrë që KQZ-ja të arrijë të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore, do të marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës për stafin.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata për Kuvendin e Kosovës që nga paslufta. Deri më tani, që nga shpallja e pavarësisë, të gjitha zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke përfshirë dhe këto që u shpallën sot (2012; 2014; 2017 dhe 2019) ishin zgjedhje të parakohshme.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...