Chelsea i ofron Abrahamit kontratë të re

19:02 | 26 Gusht 2019
Arbresh Info

Sipas Telegraph, Chelsea janë gati për t’i ofruar kontratë të re sulmuesit Tammy Abraham që do ta dyfishonte pagën e tij

Sulmuesi, i cili shënoi dy golat e parë në Premier Ligë me Blutë kundër Norwich do të këtë një pagë prej 100 000 funte në javë.

Marrëveshja po ashtu do të lejonte Chelsean për të zgjatur kontratën e tij për dy vite, pasi që ajo skadon më 2022.

Ndryshe, Abraham ishte fyer në baza racore pas humbjes se penalltisë në superkupë të UEFA-s, por që më vonë gjithçka është sqaruar. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme