Prokuroria Themelore në Prishtinë në qershor të vitit 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sh.I, me pretendimin se ai kishte kryer veprën penale “vjedhja e shërbimeve komunale”.
Kjo prokurori e akuzonte atë se pa leje dhe autorizim të furnizuesit të autorizuar ishte furnizuar me energji elektrike, përmes kabllos elektrike të vendosur jashtë njehsorit elektrik, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë aktakuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar shqyrtimin fillestar më 24 qershor 2019, gjatë së cilës ishte bërë e ditur se i akuzuari kishte ndërruar jetë.
Në këtë seancë kishte prezantuar gruaja e tani të ndjerit, e cila kishte njoftuar gjykatën se i akuzuari Sh.I kishte vdekur.
Më pas, gjykatësja Fatime Dërmaku kishte lëshuar urdhëresë në drejtim të Komunës së Prishtinës për verifikimin e statusit jetësor të të akuzuarit Sh.I.
Komuna e Prishtinës, duke vepruar sipas kësaj urdhërese, gjykatës ia kishte dërguar certifikatën e vdekjes për të akuzuarin Sh.I, me të cilën dëshmohej se ai kishte ndërruar jetë më 14 tetor 2008.
Gjykatësja Dërmaku, pasi ka marrë në shqyrtim këto të dhëna dhe pas konstatimit se i akuzuari kishte vdekur, më 21 gusht ka hedhur aktakuzën dhe ka pushuar procedurën penale ndaj Sh.I.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 qershor 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.I për shkak të veprës penale “vjedhja e shërbimeve komunale”, nga neni 320 të KPRK-së.
Sipas prokurorisë, më 8 dhjetor 2016, me rastin e kontrollit të bërë nga ana e personave të autorizuar të KEDS-it, në shtëpinë e të akuzuarit Sh.I është konstatuar se i njëjti pa leje apo autorizim të furnizuesit të autorizuar, e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm është furnizuar me energji elektrike, jashtë njehsorit elektrik përmes kabllos së vendosur në kulmin e shtëpisë dhe me këtë ka anashkaluar njehsorin dhe është furnizuar pa matje, me ç’rast të dëmtuarës KEDS-it, i ka shkaktuar dëm material në lartësi prej 162.62 euro.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para