Google ADS

Zyrtare: Vjosa Osmani kandidate për postin e kryeministrisë

16:41 | 26 Gusht 2019
Arbresh.info

Anëtarët dhe udhëheqësit e lidhjes demokratike të Kosovës janë kthyer në mbledhje dhe kanë vendosur që zyrtarisht mandatari për kryeministër në zgjedhjet e reja që do të mbahen me 6 tetor, do të jetë Vjosa Osmani.

Këtë lajm e ka konfirmuar i pari i kësaj partie Isa Mustafa.

Ai me këtë rast tha se marrëveshja u arrti me pajtim të plotë, raporton Arbresh.info.

“Arritëm marreveshje për pajtim të plotë. Për kandidat kemi pas Lutfi Hazirin. Është një personalitet që ka merita të veçanta në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Po ashtu kandidate tjetër ka qenë Vjosa Osmani. Me vullnetin e zotëri Hazirit, kandidate të jetë zonja Osmani”, tha Mustafa.

Emrat kyç të listës zgjedhore të LDK-së ishin Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lufti Haziri./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1235051750011023/?notif_id=1566810607580011&notif_t=live_video_explicit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme