Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës më 20 gusht votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare./Arbresh.info
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2937972006273139/?type=3&theater
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...