LDK në orën 14:00 mbledh kryesinë, voton kandidatin për kryeministër

11:27 | 26 Gusht 2019
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që sot rreth orës 14:00 të mbledh kryesinë ku do të diskutohet për kandidatin për kryeministër të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të LDK-së për portalin Arbresh.

Kujtojmë se Kryesia e LDK-së të shtunën e kaluar ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Takimi i strukturave të LDK-së vjen dy ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK-së të shtunën, në të cilën nuk morën pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme