Krasniqi paralajmëron betejën e radhës

11:16 | 26 Gusht 2019
Arbresh.info

Haxhi Krasniqi nuk është dorëzuar ende. Boksieri kosovar e ka lënë prapa krahëve humbjen e fundit dhe ka paralajmëruar se shpejt do t’i kthehet ringut, në kërkim të rikthimit të madh

Haxhi (Robin) Krasniqi nuk e ka ndërmend të dorëzohet asnjëherë, shkruan Gazeta Express.

Boksieri kosovar e ka lënë prapa krahëve humbjen e fundit nga boksieri gjerman, Stefan Heartel, të cilën e kishte pësuar në pjesën e parë të këtij viti.

Dhe, junikasi tash po shikon përpara dhe po përgatitet për sfidat e ardhshme.

Krasniqi ndërkohë po punon në hapjen e palestrës së tij në Gjermani, por nuk po e lë assesi anash karrierën.

Madje, ai e ka paralajmëruar meçin e ardhshëm, edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje se kur mund të zhvillohet ai.

“Beteja e radhës po thërret”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i Evropës në boksin profesionist, por synimi i tij më i madh është titulli i kampionit të botës. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme