Ndërron jetë 17 vjeçari që u aksidentua në Rahovec

11:01 | 26 Gusht 2019
M. A.

Ka ndërruar jetë një 17 vjeçar nga Rahoveci i cili ishte aksidentuar me motoçikletë më datën 17.08.2019 në rrugën “UÇK”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim nga rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve” thuhet në komunikatë.

Numri i aksidenteve këtë vit ka shënuar rritje të madhe. Madje vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 41 aksidente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme