Google ADS

Haradinaj vizitoi familjen Rugova, thotë se vizita nuk është pjesë e fushatës

10:44 | 26 Gusht 2019
M. A.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Haradinaj është shprehur se këtë vizitë po e bënë për të nderuar Rugovën në ditëlindjen e Nënë Terezës dhe se sipas tij kjo nuk është vizitë për fushatë, por është vizitë e planifikuar dhe dakorduar kohë më parë me familjen Rugova.

“Është një nderim tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, do të jem edhe në familje për një vizitë të shkurtër në shenjë respekti, është një vizitë e dakorduar me familjen disa javë në përpara në ditëlindjen e së shenjtës Nënës Terezë jemi në familje për respekt”.

Ai mohoi që kjo vizitë ka të bëjë me fushatë.

“Ka në kohë që kemi dakorduar një datë të tillë për një vizitë në familje realisht disa jave me herët është edhe vullneti i familjes. Edhe presidenti Rugova, dihet politika e presidentit ka qenë një politikë humane ka qenë paqësore në mbrojtje të të drejtave të popullit të vet, fushata shyqyr që po vjen se e kanë kërkuar të gjithë.

“Nuk është në këto diskutimet se kush vjen kush nuk vjen , ato janë besime të secilit ju e  dini unë kam qenë në kohën e ditëve të vështira të ndarjes nga jeta e vazhdojmë një traditë të marrëdhënieve me familjen kemi plot punë tjera tema thera që e bëjnë jetën por respekti, por ruajta e një miqësie ne njerëz është në traditën e shqiptarëve e kam për nder që e ruaj jetë miqësi”.

Në Facebook Haradinaj shkruan:

Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme