Google ADS

Lëndohen 3 lojtarë të PSG-së brenda një ndeshje, përfshirë Mbappen

09:45 | 26 Gusht 2019
L G

Kylian Mbappe është lënduar në fitoren e Paris Saint-Germainit kundër Toulouse të dielën, duke u bërë lojtari i tretë që pëson nga dëmtimi në të njëjtën ditë për kampionin francez.

Sulmuesi francez u pa duke e mbajtur pjesën e pasme të këmbës dhe përfundimisht u detyrua ta braktisë fushën e lojës në minutën e 66-të.

Ai ka pësuar tërheqje muskulore që mund ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Mbappe ishte lojtari i tretë që u lëndua për PSG-në në të njëjtën ditë, pasi Edinson Cavani dhe Abdou Diallo e pësuan njëjtën fatkeqësi. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme