Pritje të gjata në Merdare

09:37 | 26 Gusht 2019
M. A.

Mbi dy orë po presin mërgimtarët në pikën e kalimit kufitar në Merdare për të dalë jashtë territorit të Kosovës.

Të dhënat e fundit të Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare tregojnë se kolona në Merdare është 500 metra e gjatë.

Sipas këtij institucioni, pritjet në dalje janë deri në 150 minuta ndërsa në hyrje 10 minuta.

Kolonë ka edhe te Dheu i Bardhë ku në këtë pikë kufitare qytetarët po presin deri në 40 minuta në dalje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme