Google ADS

Çiftet që duan fëmijë duhet të ndryshojnë stilin e jetesës

01:13 | 26 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Çiftet  që duan fëmijë duhet të ndryshojnë stilin e jetesës të paktën dy vite përpara, thonë ekspertët.

Sipas biologes, Grace Dugdale, tre muaj ndryshim jetese, që këshillohet në mënyrë tipike, nuk janë të mjatueshme për çiftet që janë obezë, ose që kanë probleme tjera, transmeton portali arbresh.info

Sipas tij, burrat dhe gratë duhet të mendojnë që të humbasin peshë në mënyrë të shëndetshmë, shumë përpara se të fillojnë të mendojnë për fillimin e familje.

Ata duhet të konsiderojnë heqjen dorë nga alkooli dhe të fillojnë marrjen e multivitaminave përpara se gruaja të mbetet shtatzënë.

Kjo për shkak se mund të marrë një vit të plotë për shumë njerëz për të humbur peshë në një mënyrë të arsyeshme, ose të përshtaten në një dietë të shëndetshme që përmban ushqyesit që mendohet se rritin pjellorinë.

Dugdale thekson se “këshillë standard është që tre muaj përpara konceptimit të marrin acid folik dhe të jetojnë shëndetshëm, por kjo nuk është e mjafteushme. 3 muaj nuk janë të mjaftueshëm që njerëzit të ndryshojnë stilin e jetës, prandaj kërkohet që të paktën dy vite përpara të fillojë kjo procedurë”.

Sipas saj, vitamina D mund të bëjë ndryshime të mëdha. “Nëse njerëzit do t’i lejonin vetes kohë të ndiqnin një dietë të shëndetshme dhe të arrinin një peshë të shëndetshme më herët, me të vërtetë do të bënte ndryshim për kaq shumë njerëz”, shtoi ajo.

Studimet sugjerojën se një deri në 10 burra mund të përmisojë pjellorinë e tyre nëse ndryshojnë stilin e jetës, duke përfshirë ushtrimet fizike, konsumimin e ushqimeve me vitamina dhe fibra dhe konsumimin e arrave.

Për gratë është e rëndësishme që të konsumojnë vitaminën D, e cila gjendet në vajin e peshkut, mishin e kuq dhe te disa drithëra. Kjo vitaminë mund të ndihmojë në lehtësimin e ngeljes shtatzënë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme