Roma dhe Genoa i kanë ndarë pikët në xhiron e parë të Serie A-së, pasi ndeshja përfundoi 33-3 në Olimpico.
Ishin Giallorossët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Cengiz Under që realizoi golin në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Edin Dzeko.
Por, dhjetë minuta më vonë, mysafirët e barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Andrea Pinamonti, prej asistimit të Cristian Romeros.
Sulmuesi boshnjak arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 30-të nga një asistim i Bryan Cristantes.
Por, Genoa arriti ta barazonte përsëri rezultatin në 2-2 me anë të Dominico Criscitos (43’), që shënoi nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë filloi më mirë për romakët të cilët e rikthyen epërsinë sërish por tani me anë të Aleksander Kolarov që shënoi në minutën e 49-të.
Mirëpo, Genoa arriti që edhe një herë ta barazonte rezultatin me anë të Crisitan Kouames (70’), e që bëri që takimi të përfundonte 3-3.
https://twitter.com/ThUncrownedKing/status/1165725061619298304
https://twitter.com/DemFerr/status/1165719095263879168
https://twitter.com/AsrGoals/status/1165715355123298309
/Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...