Aleanca Kosova e Re sot ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse të partisë, në të cilën ka zgjedhur shtabin qendror zgjedhor dhe shtabet zgjedhore në nivel lokal.
Në prag të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të këtij viti, me qëllim të organizimit dhe mobilizimit të degëve, nëndegeve, forumeve të partisë dhe simpatizantëve të saj, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse të partisë.
Para strukturave udhëheqëse, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur besimin e tij që me një mobilizim të anëtarësisë dhe me një program politik zhvillimor për qytetarët e vendit, koalicioni AKR- NISMA do të bëjë ndryshimin që i duhet Kosovës.
“Ky koalicion do të këtë rol vendimtar në formimin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“AKR është e organizuar në shumicën e Komunave të Republikës së Kosovës dhe presim që puna jonë e sinqertë dhe dinjitoze që kemi bërë në këtë Qeveri do të përkrahet dhe vlerësohet nga qytetarët e Kosovës”, vlerësoi Pacolli.
Para strukturave të partisë kanë folur edhe kryetari i Kuvendit të Anëtarëve të AKR-së, Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të cilët kanë kërkuar nga strukturat e partisë mobilizim në këto zgjedhje, në të cilat sipas tyre koalicioni AKR-NISMA do të dalë fitues.
Aleanca Kosova e Re në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare do të garojë në koalicion me Nismen Socialdemokrate.
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...