Mesfushori holandez ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në Evropës për 17 vite, duke fituar shumë trofe të mëdhenj.

Kohën më të mirë Sneijder e kishte te Interi aty ku edhe e fitoi tripletën në vitin 2010, por në atë vit padrejtësisht nuk e fitoi edhe Topin e Artë.

Holandezi i dha fund karrierës dy javë më parë në futboll, mirëpo gjendja e tij nuk duket edhe aq mirë.

Legjenda e Interit duket se po e tepron me ushqim dhe me pijë, pasi tashmë duket se është shumë mbipeshë dhe nuk të ngjan më në trupin e një futbollisti. /Telegrafi/

https://twitter.com/FOXSportsnl/status/1165601300660310020