Google ADS

Macron thotë se liderët e G7-ës kanë arritur marrëveshje për Iranin

15:04 | 25 Gusht 2019
L G

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se liderët e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës janë pajtuar për masa të përbashkëta në lidhje me Iranin me qëllim të zbutjes së tensioneve dhe hapjes së negociatave të reja me Tehranin.

“Jemi pajtuar për atë që duhet ta themi së bashku për Iranin. Ekziston një porosi nga G7-a për objektivat tona dhe faktin që ato i kemi të përbashkëta është i rëndësishëm. Kjo do të thotë se do t’i lëmë anash dallimet që në fund të fundit i dobësojnë të gjithë”, tha presidenti francez.

“Të gjithë duan ta shmangin konfliktin. Donald Trump ishte tepër i qartë në këtë pikë”, shtoi Macron.

Grupi i shteteve anëtare të G7-ës do të takohet në Biarritz të Francës në samitin e tij të 45-të. Por çfarë është grupi G7, cilat shtete janë anëtare të tij dhe çfarë roli ka ai?

Grupi G7 është organizatë që përbëhet nga shtatë shtete me ekonomi të avancuar. Këto shtete janë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme