Ekspedita e fundit arkeologjike gjatë qershorit zbuloi një mur rrethues dhe gjurmë të jetës që shkojnë shumë më larg në kohë se ajo që mendohej më parë.
Arkeologu Genci Kaçi, pjesë e ekipit të arkeologëve që morën pjesë në gërmime, i përshkruan gjetjet si shumë të rëndësishme për të rishkruar historinë e qytetit antik Finiq.
Monumentet që mundësohen për t’u vizituar, sipas tij, brenda parkut po shtohen dita ditës bashkë me interesin shkencor për një nga sitet më pak të gërmuar arkeologjikë në Ballkan, shkruan Top Channel.
Më parë gërmimet në kuadratin e akropolit të qytetit antik zbuluan përmasën e vërtetë të një bazilike paleokristine, ndërsa arkeologët shpresojnë se gërmimet e mëtejshme pranë një blloku banesash do të kontribuojnë në rishkrimin e historisë për Finiqin.
Përgjegjësi i Sektorit të Monumenteve të Kulturës në Sarandë, Altin Ahmeti, tregon se turistët janë shtuar ndjeshëm, por parku gjendet ende jashtë aghendës së agjencive turistike dhe mungojnë investimet në infrastrukturë.
Parku Arkeologjik i Finiqit u krijua në vitin 2005. I vendosur në një kodër 283 metra mbi nivelin e detit me pozicion strategjik dhe me fushëpamje gjithë luginën deri në Liqenin e Butrintit, qyteti antik ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të kohës.
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...