Kate dhe William morën një fluturim low cost dy ditë më parë për të takuar Mbretëreshën, por në familjen mbretërore britanike shpenzimet nuk janë aspak modeste. 6 ditë kremtime me një kosto të konsiderueshme u mbajtën për 38 vjetorin e dukeshës se Sussex-it, Meghan Markle.
Bashkëshortja e princit Harry e festoi këtë ditë të shënuar me qëndrimin gati një javor në një vilë luksoze 108.000 paundeshe në Ibiza me pamje nga deti e një pishinë 50 metra të gjatë.
Çifti dhe djali i tyre Archie shijuan qetësinë dhe panoramën e mrekullueshme që rrethon vilen La Salma në fshatin piktoresk Es Cubells pa u shqetësuar aspak për faturën marramendëse. Vila me shtatë dhoma kishte dhe një palestër, xhakuzi e tarraca të mbushura me lule.
Fluturimin atje e bënë me charter. Vizitoreve të kësaj vile iu sigurohet një menaxher për godinën, kameriere, pastruese, një Range Rover me shofer për ti shëtitur dhe një roje sigurie natën, udhëtime me jaht, një bar në dispozicion, dado për fëmijët, masazhatore, estetiste, trajnere personale dhe instruktore yoge.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...