Sot do të luhen dy ndeshjet të tjera të javës së dytë në Ipko Superligë, me Vushtrrinë që debuton në shtëpi ndaj Trepçës pas rikthimit në ligën elitare kosovare.
Por, vëmendja do të jetë te dueli mes Dritës dhe Flamurtarit, i cili do të zhvillohet në Gjilan.
Të dy ndeshjet luhen në të njëjtën kohë, në orën 17:00.
Vushtrria e rikthye në Superligë me humbje të thellë 4:1 nga Llapi në Podujevë dhe do të kërkojë rezultat pozitivë në shtëpi kundër vizitorëve nga Mitrovica.
Ndërsa, edhe Drita vjen nga një humbje minimale në shtëpi kundër Ferizajt në xhiron hapëse të kampionatit të ri dhe synon të reagojë pozitivisht ndaj skuadrës nga kryeqyteti.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, mes Prishtinës dhe Dukagjinit do të zhvillohet muajin e ardhshmes, pasi Kombëtarja e Kosovës ta ketë pritur Republikën e Çekisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. /Gazeta Express/
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”