Google ADS

“Ishte ndjenjë e veçantë të kthehesha në Bernabeu”

09:25 | 25 Gusht 2019
L G

James Rodriguez ka thënë ta ketë përjetuar një ndjesi të veçantë pasi befasisht u rikthye në Santiago Bernabeu si titullar për Real Madridin kundër Real Valladoliti të shtunën.

Edhe pse largimi i tij nga Real Madridi u duk i sigurt këtë verë, James ishte titullar në skuadrën e Zinedine Zidane në ndeshjen e parë në shtëpi në La Liga këtë sezon.

Pas një huazimi dyvjeçar në Bayern Munich, James u kthye në Madrid dhe mori duartrokitje të mëdha nga përkrahësit kur u largua nga loja në minutën e 60-të.

27-vjeçari zgjodhi rrjetet sociale për ta shprehur mirënjohjen ndaj tifozëve për përkrahjen e tyre.

“U ktheva në Bernabeu pas një kohe të gjatë. Ishte ndjenjë e veçantë. Faleminderit tifozëve për përkrahjen”, shkroi James në Twitter.

“Do të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme