NASA është duke i hetuar pretendimet se një astronaute ka hyrë në llogarinë bankare të ish-partneres në kohën kur ishte duke banuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ky rast po cilësohet si dyshimi i parë për krim të kryer në orbitën e Tokës. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “New York Times”.
Anne McClain pranoi se ka hyrë në llogarinë bankare të ish-partneres kur ishte në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, por mohoi se ka bërë ndonjë vepër të ndaluar. Përmes një avokati ajo tha se vetëm i ka përcjellur mjetet e përbashkëta të çiftit.
Besohet se ish-partnerja e astronautes, Summer Worden, e ka dorëzuar një ankesë në Komisionin Federal të Tregtisë. Sipas saj, në llogarinë bankare i ka hyrë dikush nga një rrjet kompjuterik i NASA-s pa lejen e saj.
Para ndarjes, McClain e ndihmonte partneren për ta rritur djalin që e kishte nga një marrëdhënie e mëhershme dhe i kishte ofruar asaj ndihmë financiare. Avokati i astronautes tha se ajo vetëm ka kontrolluar nëse ka mjete të mjaftueshme për t’i paguar faturat dhe për t’u kujdesur për djalin e vogël, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...