Dy shtetas shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeçare, janë vënë në pranga nga Policia e Milanos, nën akuzën e vjedhjes me dhunë të disa apartamenteve.
Ndalimi i shqiptarëve është kryer dy ditë më parë, pas finalizimit të një hetimi që zbuloi se të rinjtë vidhnin shtëpitë në rajonet e Lombardisë, në Veneto dhe Emilia Romagna.
Si shtysë për nisjen e hetimeve shërbeu dyshimi i një oficeri policie, pasi pas dy shqiptarët në bordin e një makine të tipit “BMW”, e cila më pas rezultoi e vjedhur. Të dy shqiptarët mbanin kapele dhe kishin një qëndrim të kujdesshëm duke mbajtur doreza, në mënyrë që të mos linin gjurmë brenda makinës.
Nga kontrollet brenda makinës u gjetën mjetet që u vinin në ndihmë grabitësve për të hapur portat a dritaret e shtëpive që piketonin për të vjedhur. Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan edhe sendet e vjedhura: orë , unaza dhe varëse.
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën