Stelios Arcadiou, në Perth të Australisë, për të demonstruar shpikjen e fundit, u rrotullua për 30 minuta nga një krah gjigand robotik.
Stelark, siç e thërrasin ndryshe, pranoi të mbërthehej nga ky mekanizëm që kushtoi 88 mijë dollarë.
Qëllimi është për të treguar ndërveprimin mes njerëzve dhe makinerive.
Profesori i Universitetit Curtin, në një intervistë për ABC News, shpjegoi se, megjithëse është njeriu përgjegjës për programimin e robotëve është lidhja mes trupit dhe makinës, që gjeneron një sistem artistik.
Ai foli për disa rreziqe sigurie gjatë përformancës dhe shpjegoi arsyen e pranisë së inxhinierëve programues, të cilët do të shtypnin “butonin vrasës”, nëse diçka do të shkonte keq.
Profesori, i lindur në Qipro, është i njohur edhe për vendosjen e një veshi, të bërë nga kërce të njeriut, në krahun e tij. Ai e pati këtë ide në vitin 1996 dhe iu deshën më shumë se 10 vite për të gjetur ekipin mjekësor që do ta shndërronte në realitet.
https://www.youtube.com/watch?v=bK_-LFv4Ao8
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...