Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Drejtori i drejtorisë rajonale, Kolonel Sami Shabanaj se bashku me bashkëpunëtor të Drejtorisë Rajonale në Pejë, priti në një takim informues, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.
Fillimisht Drejtori Shabanaj i uroj mirëseardhje Gjeneralit D’Addario, dhe siguroj KFOR-in se do të jetë partner ne ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.
Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë.
Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla. /arbresh.info/
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur