Aro Muriqi e nis ndeshjen si mysafirë ndaj Full Hamit nga bankina.
Portieri kosovar i Nottingham Forest FC do të jetë në dispozicion fatkeqësisht vetëm nga bankina në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) kundër Full Hamit, shkruan portali arbresh.info.
Pas katër paraqitjeve me nga 90 minuta të plotë në fushë në Championship, gardiani i Kosovës është lënë në formë befasuese në bankinë nga trajneri francez Sabri Lamouchi.
I huazuar nga kampioni i Premierë Ligës – Manchester City ka pranuar katër gola gjatë katër paraqitjeve te skuadra e tij e re në ligën e dytë më të rëndësishme në Angli.
Mirëpo, 20-vjeçari ka bërë dy gabime trashanike gjatë ndeshjes debutuese të tij kundër West Ham United dhe këto i kanë kushtuar me pikë skuadrës së tij.
Tani, Murqi është zëvendësuar në portë nga portieri francez Brice Samba në ndeshjen e xhiros së pestë në Championship
Ndeshja mes Fulham dhe Nottingham zhvillohet në stadiumin “Craven Cottage” dhe fillon në ora 16:00./arbresh.info/
https://twitter.com/NFFC/status/1165247427294715906
Të martën vendoset “fati” i Shtëpisë së Bardhë, çfarë pritet...
Parashikimi i motit për të dielen
Sfida e çuditshme, kush heqë më shumë qime nga trupi do të s...
Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ...
Pas puthjes, Arioni e Diana nisin të flasin për fëmijë
Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit/ Një i vrarë ...